Ish- kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka deklaruar se nuk e njeh kush eshte Grida Duma. Ish-numri 2 i Partisë Demokratike u pyet se cili ishte mendimi për Grida Dumën, nënkryetarja e PD-së që dha doreheqjen së fundmi dhe kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i PD- së. Topalli tha se nuk e njeh.
“Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo”, tha Topalli.
Topalli deklaroi se në këtë situatë që ndodhet PD- ja vetëm Sali Berisha mund të arrijë të bëjë bashkimin e madh.
“Për këtë situatë që ndodhet, vetëm Berisha është ai që mund të bashkojë dhe pajtojë PD-në”, tha ajo.