Vazhdojnë reagimet kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Jo vetëm deputetët e PD-së, por edhe anëtarët e kryesisë kanë dalë kundër.
Gent Strazimiri ka dalë kundër vendimit të Bashës, duke thënë se kryetari nuk ka kompetencë për përjashtime.
Reagimi i Gent Strazimirit:
Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!!
Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!!
Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër!!!
#qëndro_në_këmbë_demokrat
#asnjë_hap_pas