Shkruan në Facebook kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi: Është detyrë e çdonjërit prej nesh, e çdo shqiptari të japë kontributin e tij për Shqipërinë, në këto momente shumë të vështira!
Nuk është çështje partish, nuk është çështje thjesht e zëvendësimit të një qeverie me një tjetër!
Është çështje e DEMOKRACISË që sot është në rrezik më shumë se asnjëherë!
Ky kryeministër, jo vetëm nuk pyet për institucione, jo vetëm nëpërkëmb çdokënd që e kundërshton, jo vetëm shkel liritë e të drejtat më elementare të qytetarëve, por dhùnon ditën për diell edhe në fokusin e mediave gazetarë, studentë, të rinj e të moshuar!