Instituti i Shëndetit Publik thotë se deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast i infektuar me variantin ‘Delta’ në Shqipëri. Reagimi vjen pasi në Gjirokastër janë dy persona që kanë shfaqur simptoma të ngjashme të dyshuara me simptomat që shkakton edhe ky variant i Covid-19, që është quajtur mutacioni indian ‘Delta’.
Instituti i Shëndetit Publik thekson se po e monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, “do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”.
Reagimi nga ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri
Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.
Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.