Një “makinë fluturuese” e ndërtuar nga prodhuesi kinez i automjeteve elektronike bëri fluturimin e saj të parë publik në Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton Reuters
Ndërkohë kjo kompani po punon për lëshimin e avionit elektrik në tregjet ndërkombëtare.
Makina fluturuese eVTOL X2 me dy vende është e pajisur me një sistem inteligjent kontrolli fluturimi dhe aftësi fluturimi autonome, dhe është zhvilluar nga filiali i XPENG AEROHT. X2 lëshon zero dioksid karboni dhe është projektuar me aftësitë në lartësi të ulët, me një shpejtësi maksimale fluturimi prej 130 kilometrash në orë.
Strategjia e transportit vetëdrejtues të Emirateve synon të shndërrojë 25 për qind të udhëtimeve totale të lëvizshmërisë në udhëtime pa shofer deri në vitin 2030.