Një përplasje mes stolit të Gjermanisë, dhe atij suedez, pas gjesteve fyese të zyrtarëve gjermanë, bënë bujë mbrëmjen e djeshme, por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fedeatës gjermane të futbollit.
Në një postim në Tëitter, “Die Mannschaft” shprehen se ishte gjithçka emocionale, dhe kërkon ndjesë ndaj trajnerit të Suedisë. “Ishte një ndeshje shumë emocionale. Në fund, një gjest nga një zyrtar i yni në pankinë i tejkalonte emocionet. Kjo nuk është në stilin tonë. I kërkojmë ndjesë trajnerit të Suedisë dhe ekipit të tij” – shkruhet në postimin e federatës.