Naten e kaluar, u plagos ndersa ishte ne shoqerine e bashkeshortea dhe vellait Pashko Ujka, ish- deputet dhe ish- kryekomunar i Velipojes. Pas rreth 1 ore e gjysme, ai humbi jeten ne Spitalin Rajonal te Shkodres gjate nderhyrjes kirurgjikale.
Gazetare te kronikes por edhe media te ndryshme, kane dhene versione lidhur me ngjarjen e rende. Sigurisht, burimet jane nga grupi hetimor por edhe arkivat qe cdo media ka. Nga ana e tyre, familjaret e Pashko Ujkes, kane reaguar duke hedhur poshte aludimet apo informacionet e mediave.
“Nisur nga lajmet në media per vrasjen e Pashko Ujkes, të afermit e tij sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kercënuar apo qëlluar shtepia gjatë kohes kur ka qënë deputet apo kryetar i komunes Velipojë. Gjithashtu nuk i ka pasur borxhe financiare dhe as mosmarrveshje per çeshtje ndertimesh”, konfirmojnë të afermit e të ndjerit Pashko Ujka.
Atentati ndaj Pashko Ujkes eshte akoma pa nje autor apo motiv konkret. Policia e Shkodres ka dhene nje njoftim te shkurter, ndersa akoma po punohet per zbardhjen e ngjarjes se rende qe riktheu ankthin ne qytetin me te madh verior. /ShkodraWeb/