“Shok në Kretë, një baba bën për spital të bijën adoleshente pasi nuk i pëlqeu përmbajtja e një mesazhi që i gjeti në telefon”. Kështu shkruajnë sot mediat greke, për një shqiptar 52-vjeçar, i cili e ka rrahur vajzën e tij 15-vjeçare duke e bërë për spital sepse nuk i pëlqente përmbajtja e mesazhit që i dërgoi shokut të saj të klasës. Ai do të dalë sot në gjyq.
Incidenti, i cili është bërë tema e parë e diskutimit në Atsalenio, Heraklion, Kretë, ndodhi të enjten. 15-vjeçarja sapo ishte kthyer në shtëpi nga shkolla dhe nuk e dinte se çfarë e priste. Papritur zilja e mesazhit ra dhe vajza vrapoi për të marrë telefonin, por para se ajo të merrte vesh cfarë mesazhi i kish ardhur, babai i saj ias rrëmbeu nga dora celularin dhe lexoi mesazhin.
Ajo që vijoi, sipas Espresso, do të mbahet mend mirë nga 15-vjeçarja pasi 52-vjeçari i tërbuar filloi ta godasë me të gjithë forcën, duke e lënë të pavetëdijshme vajzën. Vajza u dërgua në spital me lëndime të rënda, dhe menjëherë pas kësaj, policia mbërriti në shtëpi për të kërkuar shpjegime nga babai dhe nëna e saj.
Edhe nëna e vajzës po mundohej të mbulonte të shoqin, shkruajnë mediat greke. Babai 52-vjeçar nga Shqipëria u arrestua dhe tani akuzohet për d.hunë në familje.