Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është i renditur në vendin e 8 në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.
Ndoka është shprehur në një intervistë për A2CNN se Basha nuk e ka respektuar marrëveshjen politike më të, por shtoi se interesi it ë gjithëve është për të larguar Edi Ramën.
“Negociatat ishin intensive, por ne u fokusuam më shumë në të gjithë qarqet e vendit për të ofruar kandidatë si vlerë për opozitën. Nuk është momenti se interesi publik është për largimin e Ramës. Megjithatë, pati një marrëveshje politike me Partinë Demokratike, të cilën në mënyrë të njëanshme nuk e respektoi.
Por, Basha ka tagrin e tij që ne ia dhamë edhe në marrëveshjen e firmosur që të shkojë në maksimizimin e votave. Qarku i Shkodrës ka specifikat e veta dhe na intereson që të maksimizojmë votat, shpresojmë që të jetë edhe qarku surprizë. Unë do të japë kontributin tim edhe në këtë qark” tha Ndoka.
Kreu i PDK-së foli edhe për përballjen në qarkun e Shkodrës me ish-deputetët e PD-së, Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin, ku tha se nuk i trembet përballjeve.