Mbrëmë (të premten) në media u përfol për shkarkimin e Brdariç nga stoli i Vllaznisë. Shkodranët u mposhtën 1-2 në shtëpi nga Bylisi, duke regjistruar kështu rezultatin e rradhës negativ.
Newsport.al kontaktoi me njeriun që ka dhënë shumë për Vllazninë, jo vetëm si Sekretar i Përgjithshëm, por duke qëndruar edhe si krah i djathtë i sponsorit Xhaferi, Blendi Dibra. “Nuk ka akoma asnjë vendimmarrje, besoj se Brdariç nuk do lëvizë” – shprehet Dibra.
Gjithçka do sqarohet nesër, ose më e shumta në fillimin e javës tjetër. Situata te Vllaznia nuk është aspak e mirë, teksa pas nisjes fantastike të sezonit, ekipi rrezikon seriozisht vendin e parë. Drejtuesit do mblidhen për të vënë pikat mbi “i”, me kohën që nuk pret. Jemi në një fazë delikate të sezonit, teksa çdo hap i gabuar për çdo skuadër, mund të jetë fatal”.