Tirana Bank ka reaguar para pak minutave, lidhur me një denoncim të ardhur në redaksinë e SkodraWeb nga një klient i saj. Në një njoftim të shkurtër në faqen e vet zyrtare në internet, Tirana Bank thotë se “nuk ka aktualisht asnjë incident të asnjë natyre që mund të cënojë operacionet dhe shërbimin e saj ndaj klientëve”.
Më poshtë, njoftimi i Tirana Bank
Të nderuar Klientë!
Tirana Bank është bërë me dije mbi qarkullimin e lajmeve të rreme.
Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë klientët se Tirana Bank nuk ka patur dhe nuk ka aktualisht asnjë incident të asnjë natyre që mund të cënojë operacionet dhe shërbimin e saj ndaj klientëve.
Për çdo paqartësi ju ftojmë të vizitoni degët tona ose të kontaktoni pranë shërbimit të klientit në:
TEL: +355 4 22 77 700
E-MAIL: info@tiranabank.al
Faleminderit.
LEXONI EDHE: DENONCIMI – A është Tirana Bank nën sulmin e hakerave, klientët rezultojnë debitorë me…1 miliardë euro…
Nëse njoftimi i mësipërm i Tirana Bank i referohet ekskluzivisht lajmit të ShkodraWeb, nënvizojmë se nuk kemi të bëjmë me “lajm të rremë” por me pasqyrimin e shqetësimit të një klienti të kësaj banke. Nga ana tjetër, edhe vetë banka fton klientët që për “çdo paqartësi ju ftojmë të vizitoni degët tona ose të kontaktoni pranë shërbimit të klientit”.