Mësohet se rreth 19:00 në sallën operative të policisë së Lezhës, është marrë një telefonatë se është qëlluar me armë drejt një shtetasi në fshatin Pllanë. Policia ka shkuar në vendngjarje, por nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.
Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar personin në fjalë, ndaj të cilit dyshohet se është qëlluar ku po jep deklaratën e tij në lidhje me këtë ngjarje dhe po pyetet nëse ka mundur të identifikojë kush ka qëlluar drejt tij.