“Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe kr.imit të organizuar”. Deklarata bëhet nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, vend i cili ka vënë veton për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Sipas tij, para se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe kr.imit të organizuar.
I pyetur në lidhje me veton e Francës, Danimarkës dhe Holandës për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, Blok tha se pavarësisht rezervave pozicioni i vendeve të BE-së është i qartë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian.
“Ky qëllim përfundimtar është i palëkundshëm”, tha ministri holandez në një intervistë për gazetën kroate “Jutrnji List”.
Ai theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia të vazhdojnë me reformat dhe se Holanda është e gatshme t’i ndihmojë këto vende me sfidat e ardhshme. Ai shtoi se “Këshilli i Evropës do të diskutojë çështjen e Ballkanit, përpara Samitit të majit 2020”, që do të mbahet në Kroaci.
Kroacia mban presidencën e radhës të BE dhe një nga agjendat kryesore të saj është integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.