Klubi Vllaznia ende nuk e ka zyrtarizuar, madje as vete lojtari por Milos Kaleziç me shume mundesi nuk do te jete me pjese e kuqebluve.
Ka qene menaxheri i tij Jakup Betuzi qe permes nje postimi ne rrjetet sociale, ai permbi fotos se lojtarit ne fjale, ka vene edhe nje mbishkrim ku thuhet: “Falenderojme KF Vllaznia Shkoder per bashkepunimin dhe korrektesen”.
Kjo do te thote se rruget ne mes lojtarit dhe Vllaznise jane ndare perfundimisht. Kaleziç erdhi ne Shkoder ne merkaton e janarit por pa arritur te jape ate qe pritej.
Ne shume ndeshje ka qene rezerve dhe vetem ne keto te Kupave te Europes, pas largimit te Markut, ka qene titullar ne formacion si ne sfidat ndaj Shiroki Brijeg edhe ne keto ndaj AEL Limassol.
Tashme lojtari do te shohe mundesine per te gjetur nje ekip tjeter, nderkohe qe edhe Vllaznia po tenton ndonje mesfushor tjeter ne vend te tij.