Merkato e Vllaznisë nën shenjën e largimeve. Duket se “eksodi” nuk ka të ndalur në radhët e kuqebluve, të cilët siguruan “in extremis” pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Sipas ShkodraSport, ka mbyllur marrëdhënien me klubin shkodran edhe një mbrojtës titullar i sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për Darko Bulatoviç nuk i cili nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri. Atij nuk do ti rinovohet kontrata, pasi drejtuesit nuk e kanë parë të nevojshëm qendrimin e tij në Shkodër.
Pas një bisede të gjatë, palët ditën e sotme kanë saktësuar pozicionet e tyre ndërsa Bulatoviç që ka dorëzuar edhe bazën e tij materiale në klubin shkodran.
Disa ditë më parë Vllaznia njoftoi largimet e Latifit, Shehit, ndërsa Gurishta dhe Hoxhaj kanë deklaruar ikjen nga kuqeblutë. Në klubin shkodran ka disa futbollistë që u ka mbaruar kontrata dhe pritet se çfarë do të ndodhë me ta. /ShkodraWeb/