Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit u zhvilluan në kushtet e një anomaliteti. I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen pas rezultateve të ulëta, Basha shprehet se “kushdo që më kërkon të braktisë betejën time, për përshpejtimin e reformimit të PD-së dhe reformës zgjedhore, do të zhgënjehet”.
Për më tepër Basha deklaroi se nuk ka humbur asnjëherë në jetën e tij, por është bërë dëshmitar i masakrave zgjedhore.
“Ajo që PD ka për detyrë, është të lexojë mirë se çfarë do të thotë niveli i ulët pjesëmarrjes. Gjithçka që është paragjykim nuk çon tek përmirësimi. Qytetarët e kanë humbur besimin tek vota. Dy janë drejtimet kryesore që do ecim. Drejtimi i parë është ajo që kemi nisur, reforma zgjedhore për të zgjedhur politikanë. Një reflektim i brendshëm që PD të jetë hapësira që shqiptarët të thonë mendimin e tyre. Të jetë forca politika që përmes një sistemi të lirë dhe të ndershëm, të bëjë çdo gjë realitet. Konstatimet që doni të bëni sot. 30% e shqiptarëve morën pjesë në votime. Tani nëse dëshironi të bëni analizën, këto janë faktet.
Bandat janë përfshrië. Një rast PD-së iu mohuan komisionerët. Këto zbehen nga braktisja e oprocesit të 6 marsit. Pjesë e përgjegjësisë është dhe lufta, sulmet e dengrimi që i është bërë PD-së. Unë jam i vendosur që PD ta kthejë këtë situatë. 30% që t’jua them qartë, 70% i kanë braktisur. Ato mund të jenë administrate lokale. Koha për konkluzionet nuk është sot. Bëni analizën në fillim, dëgjoni analizën që ju jap. Reformë zgjedhore dhe vazhdimin dhe përshpejtimin e reformës brenda Partisë Demokratike. Reformimi do bëhet në çdo nivel.
Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar e për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike. PD nuk është pronë personale. Propagandës dua të them që nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Trekëndëshi i Bermudës gjithçka e ka për fatin e tyre personal. Kushdo që më kërkon të braktisë betejën time, për përshpejtimin e reformimit të PD-së dhe reformës zgjedhore, do të zhgënjehet”, tha Basha.