Babai i Sokol Halilit, i cili vrau bashkëshorten e tij shtatzënë një ditë më parë në Kosovë, ka treguar se çifti nuk kanë pasur shumë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
Ai thotë se ngjarja e ka trishtuar, teksa shton se edhe nëse djali i tij do të vdiste, nuk do të mërzitej më shumë.
“Çka kanë pas mes njëri-tjetrit ata burrë e grua. Ata janë mbi 30 vjeç të dy. Nuk di çfarë të të them. Jam i mërzitshëm shumë. Keq ka ndodh shumë. Ishalla nuk ndodh kurrë keq. Edhe dytë me pas vdekë aty unë ma shumë s’kisha dit me u mërzit e me u idhnu. Ishalla Zoti e bën mirë se keq shumë u bo, ishalla kurrë më nuk bëhet”, tha ai për Telegrafin.
I pyetur se si i kanë pasur raportet me ish-bashkëshorten e të djalit, ai tha:
“Mirë e kemi pas me nusen shumë. Kurrgjë s’kemi pas me të. Veç ata dy s’kanë pasur marrëveshje mes njëri-tjetrin”.
Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me të dyshuarin, dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pre e dhunës fizike e psiqike nga bashkëshorti i saj.