Nje simptome e re eshte konstatuar tek shume prej te rinjve qe konfirmohen te prekur me korona virus.
Mediat e huaja raportojne se nderkohe qe me pare temperatura dhe ethet kanë qenë simptomat më të zakonshme, ndërsa tani vihet se të rinjtë nën moshën 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma si dhimbje barku, te perziera, diarre dhe dhimbje te forta koke.
Sipas Dr. William Schaffner, qe punon edhe si profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt, “Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet dhe kështu të rinjtë shpesh shfaqen pa ethe dhe me dhimbje barku”.
Me tej, shenjat tipike qe po konstatohen tek kjo grupmoshe jane: Migrene, të vjella dhe diarre.
Humbja e nuhatjes dhe e shijes vazhdon te jete nje shenje tipike qe po haset thuasje ne shumcien e te prekurve, nderkohe qe personat mbi 35 vjeç, zakonisht e shfaqin semundjen me temperaturë, kollë, ethe, gulçim, lodhje dhe konfuzion.