Michael Ngoo dhe Vllaznia nuk kanë arritur një marrëveshje. Sulmuesi anglez mori një propozim nga shkodranët, por vetëm kaq.
Kërkesat financiare të anglezit kanë qenë të larta, por nuk ka qenë kjo pengesa kryesore. Në kampin shkodran kanë pasur frikë për tjetër gjë.
Ngoo ndeshjen e fundit e ka luajtur më shumë se një muaj më parë. Ata kishin dëshirë që sulmuesi të ishte gati për duelin kundër Siroki Brijeg, në Conference League.
Sipas abcnews, te Vllaznia dyshojnë që Ngoo të kapë formën deri më 8 korrik, ndaj edhe po shohin opsione të tjera. Jane disa opsione te mundshme per sulmin por nuk perjashtohet mundesia qe sfidat europiane te mbyllen me Dilaver e Djurdjevic.