Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Benet Beci është i bindur në fitoren e socialistëve në Shkodër. Ai tha në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv se PS ka një listë të gjerë përfaqësuesish në Shkodër dhe se gjatë fushatë së saj po praqet objektiva, projekte e plane për mandatin e radhës. Ai tha se PD në vend që të paraqesë plane por merret vetëm duke akuzuar punët e bëra nga PS. Beci renditi disa nga investimet madhore që janë bërë në Shkodër, ndërsa tha se me marrjen e mandatit të tretë qyteti do të transformohet.
“Është bërë një narrativë negative për çdo gjë që flitet e thuhet nga PD. Nuk kemi propozime nga pala tjetër por akuzat të punëve të bëra nga ana jonë. Kemi shumë investime dhe arritje gjatë kësaj periudhe, mjafton të përmendim rrugën e Vermoshit, rruga e Velipojës, rruga e Thethit, kemi sheshin e Shirokës, pra ka investime të rëndësishme që janë bërë, disa të tjera janë në proces e sipër. Në mandatin e tretë do të transformojmë qytetin”, tha Beci.
Në lidhje me fushatën elektoral, Beci tha se është pozitive dhe pa konflikte, ndërsa theksi se PS do të marrë në qarkun Shkodër 4-5 mandate.
“Fushata ka ecur e qetë dhe ka një mobilizim të gjithë strukturave dhe objektivat janë 4-5 mandate për Shkodrën. Jemi munduar të kemi një fushatë pozitive, pa konflikte me objektiva. Lista e PS është një listë përfaqësuese dhe e kompletuar dhe ka një shpërndaje elektorale që mbulon të gjithë qarkun”, tha ai.
Për Benet Becin, ndërtimi i Sakavicës do ta kthejë vendin jo vetëm në fuqi energjetike, por do të reduktojë ndjeshëm problemin e përmbytjeve në Shkodër e zonat përreth.
“Skavica do të jetë një zgjidhe e rëndësishme për shmangien e përmbytjeve në të ardhmen, përveç faktit që e do të kthehet në një nxitje ekonomike për vendin dhe prodhimin e energjisë”, tha Beci.