Nëse sot do të vinte ky lajm, do të ishte lajmi i fundit i edicionit që gjatë një kontrolli rutinë në një shtëpi mbeti i vrarë prej forcave të policisë dikush në kuadër të shkëmbimit të zjarrit. Kjo është pak a shumë. Prof. Ceka e sqaroi qartë çfarë është vdekja e Qemal Stafës. Në fakt ky miti i 5 Majit, është një ndër mitet më absurde që ne kemi.
Në vetvete ajo që ka treguar historia e shkruar nga ’90-ta e deri më sot është se nuk kemi të bëjmë me një akt heroik si akti i Vasil Laçit, që është heroik. Që i del përpara perandorit italian dhe tenton ta vrasë.
Me rastin e Qemal Stafës nuk kemi të bëjmë me një përleshje ballore luftarake që të mund të ishte një akt heroik. Pa dyshim është vrarë nga xhandarmëria shqiptare, por nga xhandarmëria shqiptare kanë vdekur edhe njerëz në kuadër të një dyluftimi rastësor. Është një oficer italian por xhandarmëria është shqiptare.
Pra nuk kemi të bëjmë me një dyluftim ballor në kuadër të luftës, e cila nis shumë më vonë. Nuk kemi të bëjmë as një akt heroik, patriotik. Kemi Vasil Laçin, ai është një rast tipik heroik i luftës kundër fashizmit. Dëshmorët shqiptarë nuk kanë lindur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas 1945-ës krijohet një mit që duhej krijuar.
Qemal Stafa më mirë që vdiq në 42-shin, sepse do ishte vrarë si tradhtar. I mundësoi vetes statusin e heroit, i cili është status artificial, nuk është status real. Nuk kemi të bëjmë me hero, as një akt heroik.
Kemi të bëjmë me një dyluftim me një polici, xhandarmëri, për arsye që kishin të bëjnë me bindjet dhe veprimtarinë e tij. Tentativa për kapje nuk është luftë. Nuk është as pjesë e luftës së popullit shqiptar për çlirim. /Deklaratë e ArditBido, drejtor i Arkivave Shqiptare/