Të gjithë e dimë se duhani është një nga armiqtë e mushkërive tona. E megjithatë dhe pse të vetëdijshëm për atë ç’ka na shkakton, një pjesë e madhe e jona vazhdon ta konsumojë. Por, nëse nuk mund ta lini atë, të paktën duhet të jeni të vëmendshëm për të dietën tuaj, në mënyrë që të mbroni mushkëritë nga kanceri.
Kjo pasi, sipas “Health”, duke ngrënë një sasi të mirë të ushqimeve me pigmentin e njohur të bimëve si karatenoid, mund të reduktoni rrezikun e kancerit në mushkëri. Ka qenë studimi i kryer në Frontiers në Oncology ai që ka nxjerrë këtë rezultat.
Hulumtuesit nga Kanacaja kanë analizuar një mijë e 105 pacientë me kancer në mushkëri dhe kanë bërë një mijë e 449 kontrolle shëndetësore, ku dhe kanë intervistuar njerëz se sa hanë fruta dhe perime. Ata kanë gjetur se dieta a atyre që ka qenë më e pasur me karetenoid, kanë qenë më pak të rrezikuar nga kanceri në mushkëri, në dallim me ata që s’e kanë ngrënë atë.
Karotenoidi gjendet në bollëk në shalqi, në ushqime e perime ngjyrë portokall, të kyqe apo të verdhë dhe përmirëson funksionet kardiake.