Vllaznia nuk ka nder mend te ndalet ne merkaton e kesaj vere. Klubi shkodran pas firmes me mesfushorin shkodran Uheid Hoxha, mbremjen e sotme ka firmosur me nje tjeter futbollist.
Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese, Demir Imeri. Lojtari 25 vjeçar qe para dy sezonesh ka qene pjese e Kamzes ne Superlige, tashme do te luaje me Vllaznine.
Klubi shkodran e ka zyrtarizuar pak minuta me pare akordin me kete lojtar permes nje njoftimi ne faqen zyrtare ku shkruan:
“Një tjetër futbollist cilësor është bërë pjesë e KF Vllaznia nga mbrëmja e sotme. Drejtuesit e klubit kanë firmosur me mesfushorin e avancuar Demir Imeri. Pas përvojave me disa ekipe të tjera, Imeri tashmë është vënë nën urdhërat e stafit teknik dhe është një element më shumë në dispozicion të tij.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij lojtari dhe njëkohësisht premton se në ditët në vijim do të ketë të tjera përforcime cilësore për skuadrën tonë”.