Gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli tregon se anëtarët e Akademisë së Shkencave në Kosovë kanë refuzuar të përfshihen në projektin e Akademisë së Shkencave në Shqipëri, për hartimin e një fjalori të madh të gjuhës shqipe.
Si një kritike e fortë e qëndrimit të institucionit në Shqipëri, ajo thotë se edhe akademikët nga Kosova kanë refuzuar të përfshihen, pasi projekti i hartuar nga Akademia e Shkencave që drejton Skënder Gjinushi nuk ka as kërkesat më minimale të dijes gjuhësore.
Shkruan Ledi Shamku Shkreli:
MJERIMI FUNDOR I SHKENCIZMËS
AKADEMIA E SHKENCAVE E KOSOVËS NUK ËSHTË E PËRFSHIRË NË FJALORIN E SHQIPES QË DEMEK PO HARTON AKADEMIZMA E TIRANËS
Ja ku e keni si pohim pa asnje hezitim nga Anëtari i ASHAK, prof Bardh Rugova. Me seriozitet prej shkencëtari ai pohon se “e kemi marrë si projekt nga Akademia e Shkencave e Shqiperise. E kemi pa. Nuk permbush as perafersisht as kerkesat minimale të dijes gjuhesore, ndaj kemi vendose te mos perfshihemi. Me ka ardhe nje njoftim me shkrim ‘je i perfshire’. U jam pergjigjë: ‘Nuk perfshihem se ti nuk din”.
Kush don, mundet ta gjejë të qartë këtë pohim në minutën 29 e tutje.
E morët përgjigjen zyrtare tani? Jua pata thënë me kohë se ky Fjalor i Akademizmës Gjinushjane është FJALOR I PADIJES! Madje padije antishkencore që le Kosovën jashtë Shqipes.
Mua më vjen turp që Akademizmës së Shkencizmës nuk i vjen turp nga injoranca e vet antikombëtare, por ka veç hallin e pareve dhe të ofiqeve! Kaq beoj mjafton për t’u ndarë prej saj.