Hoxhë Alban Kali, teolog, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Herëpashere, ai përcjell mesazhe të rëndësishme për besimtarët. Së fundmi, teologu i njohur në Shkodër, ka trajtuar zhvillimet aktuale, duke i përmbledhur në një fjali të vetme, e cila nuk ka nevojë për komente.
“Nuk po largohen njerëzit nga Islami, por janë disa hoxhallarë që me injorancën e tyre po ua largojnë islamin atyre!”, shkruan teologu shkodran Alban Kali.
Në vijim, përmes një tjetër publikimi, ai ka treguar rëndësinë jo vetëm të librit të shenjtë të besimtarëve myslimanë por edhe atë të interpretimit të tij, duke nënvizuar se ka shekuj që kjo derë është mbyllur.
“Zoti i Madhërueshëm zgjodhi gjuhën, një mjet me shumë kuptime, për të komuniku me ne. Shpallja erdhi si libër me tekst te kufizuar, por me lumenj te pakufizuar kuptimesh e interpretimesh. E ne kujtojmë se tekstet e shenjta kanë vetëm një kuptim, duke akuzu ata, që nuk mendojnë si ne, për heretizëm ose për rënie në bidat. Një dijetar i shquar i traditës islame, Xhuvejni (Allahu e mëshiroftë) shprehet: “Një e dhjeta e Islamit është nas (tekste të shenjta dhe referenca bazike, pra Kuran dhe Sunet) kurse nëntë të dhjetat e mbetura jane içtihad (interpretime mjeshtrash të ditur e të urtë).”
Fatkeqësisht ka shekuj që dera e içtihadit është mbyll e ne shkojmë si pula pa krye… Por gjithsesi, muslimanët duhet të mësojne të menaxhojnë shumëkuptimshmërinë e teksteve te shenjta…”, shkruan hoxhë Alban Kali.