Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit, vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Nga NJVKSH- ja Shkodër, informohet se sot, nga 20 mostrat e marra me dt. 26 Maj rezultojne të gjitha negativ.
Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve me Covid-19, vijon në 120.
Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik.Vazhdon të ndiqet procesi mësimor nga NJVKSH- të në 37 shkollat e mesme në 5 bashkitë e Qarkut Shkoder, duke zbatuar rregullat e distancimit dhe kontrollit mjeksor. Sot janë dërguar 30 mostra për tu dërguar në Tiranë për ekzaminim.
Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 63 pacientë. Dyshohet për 2 raste me Covid– 19 të cilëve ju morën mostrat dhe janë dërguar në ISHP.