U zgjuan si çdo mëngjes për të shkuar në shkollë, por më shumë se 26 nxënës u përfshinë ditën e djeshme në një aksident të frikshëm në fshatin Vëzhezhë të Skraparit.
Pasi makina ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga, 9 nxënës janë dërguar me urgjencë në spitalin e Skraparit, ndërsa dy prej tyre janë nisur drejt Tiranë, me helikopter.
Të gjithë nxënësit e përfshirë në aksident ishin të moshave 14-18 vjeç.
Njëra për tyre, Erika Kuqali, 16 vjeçe, ka pësuar një frakture në shpatull dhe është një prej nxënësve që udhëtonin drejt qytetit të Çorovodës, pasi ne fshat nuk ka shkolle të mesme.
Në një rrëfim nga spitali i Beratit, ajo shprehet se: “Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në Përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frike. “
Por ajo nuk është e vetmja, pasi së bashku me të në dhome ndodhet një tjetër nxënëse që ka pësuar një frakturë në këmbë.
Anxhela Kapllani rrëfen se në makinë në momentin që mikrobuzi doli nga rruga në të ndodheshin rreth 26 persona, të gjithë nxënës shkolle.