Këngëtari shkodran Luiz Ejlli po shijon famën pas “Big Brother Vip” dhe prej datës 9 Qershor është duke dhënë koncerte në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, veç koncerteve, duket se ai po shijon dhe “lirinë” që i fal Amerika duke dalë rrugëve të qytetit larg paparacëve dhe fansave që i kërkojnë foto pafund.
Së fundmi, ai ka hedhur një foto në rrjetet sociale nga Amerika, ku ka pozuar tek një mjet luksoz “Rolls-Royce”. Luizi ka shkruar krahas fotos: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furious.”
Tek ky postim i tij, ka rënë në sy një koment epik i partneres së tij, Kiara Tito. Ajo ka shkruar me ironi: “O lumëmadh patentën e ke lënë në shtëpi”.
Ashtu siç ka luajtur në BBV, këngëtari i ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke i thënë se edhe vetë Kiarën e ka lënë në Shqipëri por kjo nuk ka domethënie.
“Të kam lënë dhe ty por s’do të thotë gjë”– shkruan Luizi, e cila ka sjellë dhe një replikë me një emoji të nevrikosur të Kiarës.
Si postimi i Luizit, po ashtu edhe komenti i Kiarës kanë marrë me mijëra pëlqime nga fansat.