Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka kujtuar sot Liderin e Dhjetorit 1990, Azem Hajdarin. Ai ka bërë homazhe dhe ka vendosur një kurorë me lule në memorialin kushtuar Hajdarit, ndërsa ka përcjellë edhe mesazhin e tij në këtë ditë.
PUBLIKIMI I PRESIDENTIT META
Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!
Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.
“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!
O TANI O KURRË! ??