Këshilltari i Presidentit të Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave në konferencë me gazetarët e kryeministrit Edi Rama. Në një publikim të shkurtër në rrjetet sociale, Tedi Blushi e cilëson kryeministrin Rama “një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet”.
Duke e quajtur me ironi “Mister 1 Prilli”, Blushi i përgjigjet Ramës për deklaratën lidhur me çështjen e detit me Greqinë.
Publikimi i plotë i këshilltarit të Presidentit Ilir Meta:
Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.
Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.
O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.
Mashtrimi është vesi i tij!
Vesi del me shpirtin!