Arben Frashëri ngec në “sitën” e vetting- ut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të Frashërit, me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier – Berat, SHÇBA.
Frashëri ishte në listën me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët për të kaluar në vetting.
Vettingu në Polici i nisur në vitin 2018, bëhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit me 15 anëtarë dhe mbështetet gjatë veprimtarisë së tij nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë.
Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve ka për objekt: a) vlerësimin e pasurisë; b) kontrollin e figurës; c) vlerësimin e aftësive profesionale.