Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer makinën e blinduar ish të dënuarit Lulzim Berisha.
Makina e tij ishte sekuestruar nga OFL, në kuadër të verifikimit të pasurisë.
Lajmi është bërë me dije nga avokati i Lul Berishës, Detar Hysi.
Sipas tij, makina e blinduar i është kthyer Lulzim Berishës, pasi ajo rezulton me dokumente të ligjshme.