Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Shkodër, ku iu ka kërkuar 4 subjekteve që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve. “BalkanWeb” raporton se bëhet fjalë për shtetasit; Besmir Domnori, Denis Skutina, Ranko Thanasi dhe Saimir Grenasi.
Policia e Shtetit njofton se, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
B. D., banues në Shkodër,
D. S., banues në Shkodër,
R. Th., banues në Shkodër,
S. G., banues në Shkodër,
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.