Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënùar apo akúzuar OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
S. T., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër,
I. I., banues në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër,
S. Xh., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër,
Gj. P., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkoder,
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krìmí, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.