Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar një ogur të mirë për demokratët vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për vulën e kësaj force politike. enkelejd-alibeaj
Në një reagim në Facebook, Alibeaj ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve, duke lënë mënjaën mosmarrëveshjet dhe për t’u ngritur kundër Edi Ramës.
Sipas Alibeajt, kjo nuk është një ditë fitoreje për askënd, por një ditë reflektimi të thellë përë ato që kanë kaluar dhe për të përballuar të ardhmen.
Reagimi i Enkelejd Alibeajt:
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.
Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.
Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.
Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur.
Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira.