Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku” janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë me metoda speciale të hetimit nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve me datë 07.11.2017, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.
Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi Denis Shema gjatë periullës dy mujore të hetimit.
Loreta Paço, 36 vjeçe, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin Denis Shema në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.
Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve me daten 07.11.2017 , ku këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:
Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu në kuadër të planit të operacionit për kapjen e personave në kërkim nga strukturat e Komisariatit Policisë Shkodër është bërë ndalimi i shtetasit:
Kolë Qershia 30 vjeç, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.
Si dhe nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë është ndaluar shtetasi:
Bledar Gjinaj 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.