Policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Don Boskos’ rreth orës 21:00.
Një makinë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të çajë postbllokun, por policia ka qëlluar në ajër duke e paralajmëruar, ndërsa pak minuta më pas drejtuesi është vendosur në pranga.
I ndaluari është dërguar në komisariat, ndërsa ende nuk dihet se çfarë i është gjetur në makinë.
Policia pritet që të japë detaje për operacionin në orët në vijim, ndërsa zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.