Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Me datë 18.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të planit të masave, në rrugën e fshatit Mes Shkodër, u kap duke transportuar 6 m3 lëndë drusore me mjetin kamion tip “IFA”, pa dokumentacionin përkatës, ku u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. Th, 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër. Po ashtu, në rrugën e fshatit Mes, u kap duke transportuar 12 m3 lëndë drusore me mjetin kamion tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës, ku u procedua në gjëndje të lirë shtetasi F. C. 44 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër
Gjithashtu, në oborrin e banesës se shtetasit L. K. 39 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, janë gjetur 20 m2 lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, i cili u procedua në gjëndje të lirë. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. /ShkodraWeb/