Kryeministri i Shqipërisë vizitë në Vermosh për të promovuar turizmin? Vermoshi me natyrën dhe bukuritë e tij të rralla që ka, i ka pasur gjithmonë dyert e hapura për investime, për një turizëm të zhvilluar dhe për të qenë promovimi i duhur për të gjithe Shqipërinë. Por kjo qeveri e krimit nuk po bën as investimet minimale, madje po shkatërron dhe ato bukuri të shumta që ka.
Mund të themi që jemi ne dekadën e turizmit kur 70% të kohës mungon energjia elektrike? Kto janë kushtet minimale të një jetese. Me ardhjen e kësaj qeverie në Vermosh ishin 260 familje dhe sot jane vetëm 87 prej tyre, zgjodhen emigrimin si të vetmen mundësi për të pasur një jete me kushtet minimale. Emigrimet masive sjanë kurrë mundësi promovimi për një vend, kur nuk kanë banorët kushtet minimale, nuk do mund të jemi të zgjedhur as nga turistët.
Mund të quhet promovim deformimi i lumit Cem? E vetmja gjë që turistet sot mund të shohin aty janë tubacionet e pafundme pergjatë gjithë rrugës dhe shkaterrim te atij peisazhi. Apo promovimi i turizmit behet duke shembur themelet e historise së atij vendi?
Kjo qeveri dhe bandat e saj te instaluara në Malësinë e Madhe rrafshuan Kullën e heroit legjendar të mbrojtjes së kufinjve dhe të rezistencës anti-komuniste të Veriut të Shqipërisë, Prek Calit. Në qoftë se nuk dimë hapat e parë nga erdhëm dhe u krijuam, nuk do dimë as rrugën nga jemi duke shkuar.
Edvin Rama çdo herë që vjen në Malësinë e Madhe hap dyert e mundësive vetëm për mafien e tij. Rasti i fundit 30.000 m2 të kelmendasve, në Qafën e Pertelecit u privatizuan nga Paulini dhe banda e tij.
Vjen të promovojë ndertesat private të ngritura nga mundi dhe djersa. Por kjo qeveri dhe ky pushtet vendor nuk ka dhënë as kontributet bazike dhe vazhdon të mos japë. Thjeshtë po mundohet të perfitojë nga malësorët, por një ditë do u zihet fryma nga gjithe ky abuzim dhe nga veprat e tyre kriminale që po i shtrijnë në cdo skaj të Malësisë. Ditët i kanë të numëruara! /Nga Anton KOKAJ, kryetar i PD-së M.Madhe/