Nga Aurora SHKOZA
Fëmijët nuk e kanë vendin pranë fushatave elektorale por pranë familjareve tyre, pranë dijes në ambjente formimimi dhe të rinjte jo në arratisje dhe në një vend pa shpresë por pranë një shteti që i do, i përkrah, i mbështet, i motivon dhe ju gjendet pranë me vepra duke dëshmu se puna me dinjitet, përkushtimi në çdo fushë të jetës, angazhimi e rezultatet në sport shpërblehet ashtu si ju ka hije njerzve që punojnë, të rinjve dhe sportistëve.
Sporti dhe sportistët përpos të tjerave, vendosin standarte të mira për gjeneratat që vijnë. Dhe çdo institucion duhet ti referohet investimit në këto standarte për më shumfishu modele të mira shoqërore.
Ma shumë se politikanë, le të jemi së pari njerez të thjeshtë, familjarë, qytetarë të ndjeshëm që e dojnë emancipimin, i duan fëmijët, i duan të rinjtë, e duan punën, e duan vendin, e duan sportin dhe i marrim seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe janë të gatshëm me bashkëpunu për progres. Dhe unë besoj që ka njerez të tillë dhe tanë mund të japim kontributin tonë.
Në pritje të inkuadrimit të ndryshimeve pozitive për sportin dhe të një bashkpunimi duke rritur përgjegjësinë, investimin dhe fokusin ndaj ndertimit të vlerave në vendin tonë.
Me më shumë vëmendje tek brezi i ri me shpresë drejtësie dhe përgjegjësie me mjetet e duhura duke ju dhanë zgjidhje serioze pengesave që frenojnë sportin dhe angazhimin e të rinjve.
Dhe kjo nuk kërkon anësi politike por reagim në bashkëpunim, hapësira të reja dhe investim e për ma tepër, persona që e dojnë vendin e vet.