Të thoje Vllazni pretendente vite përpara kur Vllaznia kishte president, nuk ishte aspak habi. Përkundrazi, të gjith ishin të bindur se Vllaznia aty e ka vëndin, mes më të mirave.
Por vitet e fundit u karakterizuan nga një keqmenaxhim i skuadrës që e shndërroi Vllazninë nga pretendente për trofe, në luftë për mbijetesë.
Me fillimin e këtij sezoni, gjërat ndryshuan për mirë. Administrimi i klubit i kaloi sërish në dorë privatit. Tashmë Vllaznia ka një formë tjetër menaxhimi, shum efikase. Një staf të ri drejtues ku mund të përmendim drejtorin sportiv, të mirënjohurin Matko Djarmati. Një njohës i mirë i kampionatit shqiptarë, si futbollist, tashmë edhe si drejtues klubi.
Puna e tijë e deritanishme ka qënë për tu lavdëruar. Ka bërë një merkato me emra pa bujë, por shumë të goditur. Me cilësi të mira dhe pa shifra stratosferike, që shkojnë jashtë vlerave të lojtarëve dhe mundësive të klubit, siç ka ndodh vitet e fundit. Me lojtarë të rinj që kanë dëshirë për të bërë gjëra të mira me Vllazninë, duke dhënë më të mirën e tyre në fushë. Mund të themi deri tani se e ka justifikuar më së miri besimin e presidentit Xhaferi dhe të tifozëve shkodranë.
Një tjetër arsye po kaq e rëndësishme është dhe drejtimi i skuadrës nga traineri i mirënjohur kroato-gjerman Thomas Brdarić. Loja në rritje e Vllaznisë që nga ardhja e tijë në krye të pankinës shkodrane, ka bindur jo vetëm tifozët shkodranë por edhe të gjith kundërshtarët e Vllaznisë. Tashmë ekipi shkodran shkon për fitore në çdo ndeshje, ndaj çdo kundërshtari, pa marrë para syve fushën ku luan, në shtëpi apo transfertë.
Ky është mentaliteti prej fituesi që ka injektuar në grup, po sigurisht që ka përcjellë edhe gjëra të tjera shum pozitive në ekip si për shembull disiplina në skuadër. Vlen për tu përmendur, fryma e mirë, harmonia që egziston në skuadër. 11-futbollistë në fushë dhe një pankinë me lojtarë/tifozë të shokëve të tyre në lojë, të gatshëm për të bërë më te mirën sa herë që thirren në apel. Ai ka krijuar një raport të afërt me lojtarët sikur të ishin shoke, të cilët ja degjojnë keshillat dhe e respektojnë sikur të ishte vëllai i madh.
Pa dyshim mund të themi se edhe e gjith puna e tijë e ka justifikuar më së miri besimin e presidentit Xhaferi dhe të tifozëve shkodranë. Arsyeja e tretë, ndoshta më e rendësishmja e suksesit të Vllaznisë sivjet është pa dyshim marrja e presidencës nga Alban Xhaferi. Pas eksperiencës shum të mirë në drejtimin e skuadrës së basketbollit, arriti të marrë drejtimin e ekipit të futbollit Vllaznia.
Një president sportdashës, tifoz i ekipit dhe i përkushtuar, mbase ishte kjo që i kishte munguar Vllaznisë gjith këto vite. Puna e tijë e deritanishme ka bindur të gjith skeptikët për marrjen e presidencës nga ana e tijë deri tek kundërshtarët pretendentë për këtë post. Sekreti i tij më i madh është se nuk ka gjetur punë për njerëzit që ka ofruar në ekip por punës i ka ofruar njerëzit e përshtatshëm për atë rol.
Drejtor teknik kompetent, trainer shum të aftë dhe lojtarë të përkushtuar. Secili ka rolin e vet dhe të qënit numri një i klubit për Alban Xhaferin, ndryshe nga shëmbujt e këqij të pafund që ka superliga shqiptare ndër vite e ka bërë që të respektojë pozicionin e secilit, pa hyrë në kompetencat e askujtë. Ka krijuar një klimë pozitive në klub, larg presioneve të rezultateve dhe çdo lloj presioni tjetër të mundshëm. Biles vlen të theksohet se ndryshe nga presidentët e tjerë tipik të këtyre viteve, ku pas një rezultati jo të mirë, kanë kërcënuar me gjoba apo kanë shkuar në konfrontime verbale deri edhe në konfrontime fizike me stafin.
Alban Xhaferi është aty, i pari pranë skuadrës, duke ju dhënë mbështetje dhe kurajo pas një rezultati të dobët. Është kjo klimë e mirë e krijuar në ekip e cila i bën lojtarët dhe krejt stafin që të japin më të mirën për ekipin. Ndoshta edhe çelësi kryesor i suksesit të kësaj Vllaznie që po fiton bindshëm përtëj pritshmërive të gjithkujtë.
Kjo mënyrë menaxhimi nga ana e Xhaferit mbase është e vlefshme jo vetëm për superligën shqiptare, por edhe për SHA, korporata apo biznese të mëdha në vend që duhet të heqin dorë një herë e mirë nga mentaliteti provincial i menaxhimit si sundimtarë.
Këtë vit duket se jemi në vitin e duhur dhe do jetë viti i Vllaznisë.
Deri tani Vllaznia ja ka dalë të emocionojë dhe të bëjë të ëndërrojë një qytet që jeton me bukë e futboll. Ishalla na shkon mbarë deri në fund. /Nga Isar Qallija/