Nëse do të ishte prind, sot Sandër Lleshaj duhet të dilte publikisht, me zë dhe me figurë për të kërkuar falje publike për njërën nga “fytyrat e policisë”. Një adoleshent është trajtuar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, term që e perdorin uniformat blu edhe në komunikatat e tyre, për persona në kerkim dhe me “mëkate” shumë të rënda mbi kurriz.
Teksa sheh videon që është shpërndarë gjithandej, meqenëse pamjet nuk janë shumë të qarta, të krijohet ideja se po vihet në pranga një i ngjashm e i rrezikshëm me Al Kaponen. Katër- pesë policië, me uniformë dhe jo, i hidhen përsipër një të riu.
Pak më tej, shihet një biçikletë e pranë saj, hipur mbi biçikleta, disa sehirxhinj. Sepse këtë standart kemi përqafuar, neglizhencën deri sa të na vijë tek bytha jonë e keqja.
Nuk gjej fjalë për ta përshkruar këtë video. Pasi e kanë shtrirë përtokë, sipas gjasave me pranga në duar, adoleshenti ngrihet në këmbë dhe pikërisht atëherë, merr një góditje nga shteti i tij.
Sepse polici, është shteti i tij. Shteti që nuk mbahet në këmbë vetë, por me paratë e nënës, babait, xhaxhait, të afërmëve të Sarandit. Vetëm ky episod, do të mjaftonte që polici që e goditi Sarandin, të futej në një kafaz.
E pas tij, edhe kolegët e tij. Është e papranueshme që asnjëri, asnjëri nga ata, të mos përpiqet ta ndalojë këtë çmenduri. Të gjithë bashkë, nxitojnë në triumf ta fusin adoleshentin në furgon, si trofe për zbatimin e Aktit të famshëm Normativ.
Cili ishte “mëkati” i adoleshentit? Pas ngujimit, ku është mërzitur çdo njeri me mend në kokë, ka marrë biçikletën dhe ka dalë të marrë ajër. Duke ecur me biçikletë, nuk ka patur mundësi të shkelë asnjë pikë të Aktit Normativ të Edi Ramës. Madje, edhe orari ka qenë para orës 17.30.
Por edhe nëse është shkelur Akti i famshëm, edhe Kodi Penal me ndryshimet e tij, askush nuk i jep të drejtë një polici, pra shtetit, të ushtrojë dhúnë mbi dikë. Sidomos, ndaj një adoleshenti, një personi nën moshën 18 vjeç.
Edi! Nëse Sandrin nuk e lë “krenaria” si ish- gjeneral apo si malësor të kërkojë ndjesë, bëje ti. Bëje ti dhe pritjua hovin kësaj kategorie policësh që për ti hyrë në hatër shefit të vogël, shefit të madh apo nddoshta edhe ty, janë gati të masakrojnë edhe një adoleshent.
Një shef komisariati e ke pushuar nga puna sepse nuk ndaloi shetitjet në natyrë të qytetarëve. Po kur një adoleshent trajtohet si krímínel i rëndomtë dhe çdo gjë vertetohet fatmirësiht nga videot, çfarë duhet bërë?
E di! Nuk ka asnjë shans të lexosh këto rreshta. Por nëse je prind apo ndjehesh prind, vër në vend të Sarandit djalin tënd Gregun apo Zahon pas 10-12 vitesh. Si do të reagoje? Sot ke rastin që bësh shembull, të tregosh se si nuk duhet të jenë policët në këtë vend. Dhe jo me pezullime e pushime nga puna por me burg. Ti bëje tënden, Prokuroria e Gjykata le ti lirojë! /Nga Blerti DELIJA/