Nga Ylli MANJANI
Informacion ligjor: Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar, mundësisht shuar gjykimin kushtetues mbi legjitimitetin e votimeve moniste të 2019-ës, mund të rezultojnë të kota. Gjykata Kushtetuese mund të mos pranojë kërkesën eventuale të shoqatës së bashkive për t’u tërhequr nga gjyqi.
Neni 31/b i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, është një shtesë e reformës në drejtësi. Paragrafi 2 i këtij neni i jep të drejtë Gjykatës që të mos pranojë tërheqjen nga çështja nga kërkuesit, kur çështja është me interes publik.
Mbajtja e zgjedhjeve nga ku buron ushtrimi i pushtetit, është një çështje me interes të lartë publik. Ndaj përpjekja e monistëve mund të rezultojë e kotë. Ata (monistët) mund ta vështirësojnë disi gjykimin e çështjes, nëse Gjykata nuk arrin të dëgjojë prerendimet e aryre që hartuan kërkesën.
Por edhe kjo është në dorën e Gjyktës, jo të monistëve. Kështu që monistët le ta heqin Voltanën sa të duan nga shoqata, çështjen e gjyqit nuk e kanë më ata në dorë, por Gjykata Kushtetuese.