I them një stafit tim sot, shihemi nesër në sallë, kemi një operacion të madh, tumor. Duke qeshur më thotë, ishalla mbarojmë shpejt, të shohim Bigun, kë big i them, sishte dje, jo o doktoresha ishte pardje, është nesër, qeshën me mua, e unë me ta.
Se ndjek BB, disa minuta rastësisht kam pa, po kur i kanë shtu dhe fjalën BIG, e duke kuptuar emrat, po mendoja, s’janë vipa, po s’janë as rripa.
Nuk e ndjek, jo vetëm për shkak të ngarkesës,më tepër refuzimit ti dedikoj atë pak kohë të vyer, që herë më mbetet e herë jo, një programi të stisur, te fryrë me eksploziv, që brenda ka mjerimin e shoqerisë e rinisë së sotme shqiptare, që ëndëron të pasurohet duke ndenjur, duke ngrënë e pirë, duke bër qejf e duke u tallur me ata që u bie bretku të sigurojnë copën e përditshme të bukës mes shiut , të ftohtit, borës e acarit, që flenë e ngrihen të pagjumë , një emisioni që nuk rezatom aspak kulturë, e civilizim, po cica e prapanica të zbuluara, thuaj se ne jashtë ,nuk kemi, e vdiqëm të shohim tuajat, një emision që nuk të pasuron shpirtin, po të varfëron e infekton me virus, dhe ato pak neurone që u kanë mbet shqiptarëve të rënuar ndër vite nga zallamahia politike e mjerimi shoqëror.
Rastësisht shoh një video të një goce me emrin k…, në instagram , ku skishte vend për koment, ma turp ska, kjo u servir si VIP. Më falni ju të Top Chanelit, me çfare metri keni matur Vipllëkun e njerëzve që proklamoni në një program kombëtar, me 60x90x60, a duke servirur modele me fjalor e sjellje rugaçërore, femra me sjellje si prostituta, vulgaritet e neveri si qenie njerëzore njëhere.Mandej këta Vipat , i fusin dhe ca shpulla njëri tjetrit, tamam për të treguar që Vipat që rrihen, duhen.
Sa për dijeni ky vend ka persona që e mertojnë vërtet statusin VIP ( Very Important Person) nga të gjitha fushat e jetës, qe e kanë të shkruar në ballë, me punë, mund, djersë , sakrificë, investim, kulturë, e kanë lënë gjurmë, dhënë shumë nga jeta e tyre për kët vend, po kurrsesi sdo pranonin të ishin pjesë e një produksioni ordiner. Por VIP eshte dhe ai bujku i katundit e fermeri që punon tokën, që çohet kur këndon gjeli, të mbjellë, ujisë prashisë e prodhojë ato që na serviren për jetesën e përditshme, e më shumë Vip se ata aty brenda, dhe e dini pse, sepse me duart e djersën e tij prodhon dhe i gëzohet frutit të mundit të tij. Ai është i vlefshëm për shoqërinë, ju aty brenda si duheni as dreqit.
Pastaj dëgjoj, dikush është shumë i sëmure, me sëmundje të keqe, mund të vdes, diagnostikohet për 20 minuta qe ska tumor, uau ja aritëm dhe kësaj dite, dhe më pas ishte shaka. Seriozish???. A e dini si ndihet një pacient me tumor, a e dini si i fiken qelizat e shpreses një nga një, a e dini qe në venat e tyre rjedh gjaku i dëshpërimit për jetën që u shuhet , për fëmijët, të afërmit që sdo i shohin më. Si mundet të luhet kjo lojë tragjikomedi e shëmtuar e neveritshme, në një televizion kombëtar, e të duartokitet si sukses. Yjeeeee, këtu smban më, kjo fjalë ushëtin si ofshamë, tallje për ata që sjanë as qirinj, ….
Po ti moj AMA, në cilin gjumë të thellë ke rën vallë ,qe nuk po çohesh dot, ca copa breshëri u rënshin mbi kokë jarebi, se sbën derman rebeshi mbi çati, çthem dhe unë, shiu e rebeshi me gjyma, u përmbyt gjithë shqipëria, u çanë hidrocentralet, po AMA nuk i tundet çatia, për kokër të qejfit jo vetëm po fle, po dhe po sheh ëndra me Ertugrulin.
E helmuat kët’ rini, po na shkatëroni fëmijët, po i shuani ëndrat, se ai që studjon e punon realisht të bëhet dikushi në shoqëritë e civilizuara me edukim e shkollim, është i pashpresë, po u servirni modelin më të neveritshëm e të pashembullt se si mund të arihet mirëqënia në jetë, si mund të bëhesh i famshëm, duke mos bër asgjë, duke prodhuar tym cigareje, thashetheme, sjellje të pacipa, dhe ca humor të zi, të plotësohet pazëlli.
ËshtË shkëput totalisht vëmendja nga skandalet politike e problemet e shumta reale të shoqërisë shqiptare dhe ky spostim është i qëllimshëm.
Produksioni i BB, një gjë ja ka arit, është bër levë e shëmtuar e pushtetit, e na ka neverit, për të tjerët, ka Barbarosa dhe Osmana me tupana…
Mos e pranoni të keqen tju serviret si standart, aq më shumë e keqja ritet nga indiferenca jonë, e përhapet si metastazë, dëmton rininë, fëmijët e të ardhmen e gjithë shoqerisë.
STOP Big Brother, Transmetoni emisione edukative, kulturë e dije qytetarie. /Nga Lida SHOSHA, mjeke/