Më kot po prisja ndonjë reagim dinjitoz nga deputetët e Qarkut Shkodër të listës Basha por kjo nuk ndodhi. Me të vërtetë ata mund të ndihen sot imun nga mandati që kanë marrë por nuk kanë më të drejtë të flasin në emër të shumicës që i mbështeti.
Hije pas një individi që s’i pyet e as i dëgjon, parakaluan me ovacione drejt përjashtimit të atij që dikur bënin garë se kush kishte lidhje me të njohur, të afërm apo pjesë të enturazhit të tij.
Përfitues të mundit të mijëra anëtarëve, që edhe vëllain mohonin nëse u vihej në dyshim “dashuria” ndaj doktorit sot janë kthyer në dashnorë pa kushte ndaj pseudo europianit dhe “kauzës” madhore të shpëtimit nga e keqja “Shtëpinë e Lirisë” (term tashmë i dalë boje).
Të bindur se një ditë nuk do të përballen me pasojat e vendimit të tyre, janë bërë aq të verbër sa as lexojnë më as komentet në statuset e tyre, kjo pasi u fshihen të vetëve e nuk takojnë kënd fizikisht. Mbi interesat personale nuk ka interes se çfarë mendojnë demokratët dhe para se të merrnin vendim nuk pyetën askënd.
Dy fjalë i kam edhe për komisionin e rithemelimit të PDSh: të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre dhe të çlirojnë asetet nga të çmendurit që mendojnë se janë perënditë e Olimpit dhe kanë të drejta të shtuara mbi ata që i shkarkuan. Të ndalet dualizmi pasi ka një PDSH dhe ajo e tregoi dje se çfarë dhe kë do. /Publikuar në Facebook nga Ervin GJINI, antar i kryesisë së PD Shkodër dhe kryetar Grupseksioni/