Bravo Vllaznia që po kryeson bindshëm kampionatin, megjithëse javët e fundit nuk po bind në fushë. Kurse sot humbi në Shkodër.
E pashë ndeshjen dhe sinqerisht, më tepër se humbja më lendoi fakti se ekipi duket i Shkodrës nga uniforma e famshme kuq e blu që mban, se sa nga përbërja.
Dy shkodranë në fushë janë pak që Vllaznia të quhet e Shkodrës. Këtë duhet ta kenë parasysh drejtuesit e Klubit, paçka se është një fenomen që prek jo vetëm Vllazninë, por shumicën e kampionatit të gjymtuar shqiptar.
Por në veçanti Vllaznia, Tirana, Partizani e Flamurtari bartin shumë histori, traditë e sukses dhe prandaj duhet të mbesin edhe bartëse të vlerave më të mira të metropoleve që përfaqësojnë jo vetëm nga bluzat që të huajt veshin që të duken në fushë si shkodranë, tiranas e vlonjatë.
Por në radhë te parë nga rinia, djelmoshat e dalë nga gjiri i këtyre qyteteve turbina të futbollit që nuk kanë nevojë të tjetërsohen deri në mospërfaqesim në Klubin dhe ekipin e dashur të tyre, të baballarëve dhe gjyshërve të vet të cilet i themeluan dhe ngritën lart këto shoqata sportive- kudhra të kultures së trevave në fjalë. /Nga Roland LUÇI, ish- futbollist i Vllaznisë dhe Kombëtares/