Si një udhëtar që sapo zbret nga Hëna, e jo në vitin e tetë në pushtet, Edi Rama u shfaq në Shkodër, si “luftëtar” i kōrrūpsionit, që paskësh gjetur nga qeverisja e PD-së. Këtë e paska konstatuar në vitin e 8 në pushtet!!!
Duke aktruar herë si antikomunist i betuar, e herë me lidhje fisnore, Edi Rama e shpalli Shkodrën si sfidë personale. Por Shkodrës së kulturës e dijes i imponoi vetëm individë të inkrīmīnuar në përfaqësim, e bāndītë me pushtet politik të garantuar prej tij, të cilët kontrollojnë çdo emërim nëpër institucionet me varësi qeveritare, e duke i hequr cdo mundësi, edhe vetë socialistëve të ndershëm.
Dhe nuk u mjaftua me kaq: ua hoqi gjithë drejtoritë e rëndësishme, duke i zhvendosur në Lezhë pa paralajmërim e as sqarim, duke i vështirësuar jetesën qytetarëve shkodranë, si asnjë qeveri socialiste në këto tre dekada pluralizëm.
Distancimi masiv i socialistëve të ndershëm të Shkodrës nga modeli i tij që nuk surprizon, është prova më e qartë, se si është sjellë Edi Rama me Shkodrën: Këtë gjë e di shumë mirë e prandaj nuk guxon t’i takojë drejtpërdrejt, as si kryetar partie.
Halli i Edi Ramës është po aq i lexueshëm sa edhe drita e diellit. Pasi i nxori vetë bojën vetes në mënyrë të përsëritur në Shkodër në këto 7 vite, po tenton mashtrimin me investime elektorale, duke sharë paraardhësit, sepse vetë nuk ka asnjë bilanc për të treguar!
Se sa të besojnë shkodranët Edi Rama, këtë e pe qartë nga shuplaka e bojkotit masiv, që të bënë edhe socialistët e ndershëm në votimet moniste, që imponove me ārrōgancën e pushtetit 30 qershorin e kaluar! /Nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD- së Shkodër/