Edhe sot Edi Rama dëshmoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë, sepse ai nuk bën dot pa personat me rekorde krīmīnāle, ata me të cilët vjedh zgjedhjet sic dëshmuan përgjimet e publikuara nga Bild të Durrësit e Dibrës!
Vazhdon të sfidojë edhe partnerët strategjikë që publikisht po kërkojnë jo kandidim të përsonave me rekorde krīmī e korrupsioni. Edi Rama luan rolin e të paditurit kur Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka një ligj për dekrīmīnalizimin, i hartuar enkas për të ndalur modelin që Edi Rama vendosi me ardhjen në pushtet: futjen e personave të inkrīmīnuar si në parlament ashtu edhe në qeverisjen qendrore e vendore.
Sot Edi Rama konfirmoi se do vazhdojë të njëjtën rrugë e se përgjegjësia qenka e të inkrīmīnuarve e jo e atij që i kandidon, vetë atij! Eshtë prova se Edi Rama nuk merr dot vota pa këta individë që e njollosin emrin e Shqipërisë dhe e largojnë vit pas viti nga orientimi që shqiptarët e kanë shprehur gjerësisht që në Dhjetor 90, tek Bashkimi Europian.
Qëndrimi i sotëm i tij dëshmon që në 25 prill Edi Rama do i ketë sërish në krah individë të tillë e prandaj largimi i tij është detyra kryesore e cdo shqiptari, të majtë e të djathtë që punojnë e përpiqen cdo ditë për këtë vend e që nuk mund të përfaqësohen e t’ia besojnë të ardhmen Edi Ramës e shpurës së tij. /Publikuar në Facebook nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD- së Shkodër/