14 Janari i vitit 1990 mbetet gjithmonë i pashlyer në zemrat e të gjithë atyre shkodranve që kërkonin fundin e sistemit komunist, është hera e parë që shqiptarët guxuan të dilnin në rrugë e të kundërshtonin haptas regjimin më të egër në Europë.
Shkodranët me demostratën e parë antikomuniste donin te ndërgjegjësonin shqiptarët se kishte ardhur koha për tu zgjuar nga gjumi i frikës dhe terrorit komunist. Rizgjimi i ndërgjegjes kombëtare për lirinë e munguar sapo kishte filluar, Demokracia po lindte.
14 Janari ‘90 do të kujtohet në historinë e kombit shqiptar pasi shënjoi zgjimin e vetëdijes kolektive, falë disa të rinjve guximtarë si; Rin Monajka, Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Nikolin Thana, Bac Bilali, Klaudio Daka, Aldo Perizi, Gjovalin Ralba, Gjovalin Zefi, Ndoc Leqejza, Pjerin Veli, Paulin Shtjefni, Viktor Martini,Huana Kraja, Keti Koci, Ylli Gershana e shumë të rinj të tjerë të qytetit tonë.
Mirënjohje për aktin heroik, falë jush Demokracia i ka rrënjët në Shkodër! /Nga Helidon BUSHATI, ish- deputet i PD- së/