Andi Bejten e kam shok, mik familjar e koleg të shkëlqyer të paktën që nga viti i largët 1992 aso kohe të dy bashkë në ”Koha Jonë” …dhe e njoh ndoshta si askush tjetër si njeri e si gazetar…si poet e publicist si analist e si qytetar i hershëm Tirone e mbi të gjitha si një ndër kalorësit profesionistë të profesionit tonë fisnik në thënien e së vërtetës lakuriq e publikisht dhe në mbrojtje të fjalës së lirë si askush tjetër…
Andit i kam ngrënë e më ka ngrenë bukën në shtëpi…ndaj dhe veçmas për prindërit e tij të mrekullueshëm e intelektualë të dorës së parë Linditën e Pajtimin, kam një lloj respekti krejt të veçantë…
I pa kompromis me të keqen, kurajoz dhe i papërfshirë kurrë në asnjë formacion e Parti politike si shumë Qen të racës së çmendur Bulldog që sot të paguar e të dalë nga zinxhirët kanë nisur ta sulmojnë e ta denigrojnë paturpësisht Andin… përmes gënjeshtrash të ndyra e neveritëse e shpifjesh banale vetëm e vetëm pse nuk i thotë dot as Peqe e as Lepe …e nuk i lëpin dot bythën [ siç bëjnë tre herë në ditë ata] …Shefit të tyre bastard Edvinit…
Nuk ka nevojë tu a them unë shqiptarëve se cili është Andi Bejtja e çfarë përfaqëson ai në gazetarinë profesioniste shqiptare të pas 90…as është nevoja tu a tregoj e tu a kujtoj unë debatet e forta publike televizive të Bejtes në perballje me Kuçedrën Rama …. as shkrimet pa fund e pa kompromis të tij kundër pusht-pushtetasve të të gjitha llojeve e ngjyrave prej vitesh…..dhe besoj se nuk ka shqiptar me sado pak mend në kokë të mos e kuptojë sot agresivitetin banditesk të makinës propagandistike të zyrave e gjirizeve të Kryministrisë së qelbur të Ramës me aktor të dorës së parë kllounin e neveritshëm Endri Fuga e pas tij edhe me skenaristët e regjizorët banalë Baton Haxhiu e deri tek Ben Blushi i Top Channel…kundër të gjithë kundërshtarëve të Ramës …
Plot 22 kronika tv brenda 1 muaji pat bërë Blushi kundër Bejtes kur vajti tek Top Channel i blerë nga Edvini ….
Një shkrim tipik prej rrugaçi e banditi bëri këto ditë edhe njëfarë Bledi Mane …shkrim që gjeti ”çuditërisht” hapësirë tek Pamfleti që guxon të pretendojë se thotë ”gjithmonë të vërtetën”…
Shpifje, neveri e rrugaçëri e gjallë …banditizëm i pështirë e i paguar në emër të gazetarisë… .kundër Bejtes nën jehonën e Pamfletit e nën firmën e Manes me porosi e urdhër të Fugës…
Dhe pse ?
Sepse Andi Bejtja qe ndër të parët që i hapi petët lakrorit …të darkës së Derrave të pangopur në Dubai…dhe i nxorri qelbësirat e hajnat lakuriq e ashtu siç janë në të vërtetë çdo ditë në realitetin tragji-komik shqiptar…
Sulme të ndyra ndaj tij e familjes së tij që cënojnë rëndë deri edhe nderin e jetën e tij personale e familjare për të cilat do ti rekomandoja mikut e kolegut tim të mirë e të hershëm Andi Bejtja që ta padiste menjëherë në gjyq si Pamfletin po ashtu edhe autorin – rrugaç të shkrimit B.Manen…
Si mund ta akuzosh tjetrin publikisht fjala vjen si gazetar kazinosh e bixhozxhi kur ai nuk ka shkelur kurrë më nepër kazino që prej 16 vjetesh…
Si mund të mbërrijë deri aty mendja jote blozë teksa i thua që …ty të martoi Partia me tët shoqe …kur ai ka 15 vjet i martuar me Sonilën bashkeshortën e tij fisnike me të cilën ka dy djem e njëri prej tyre është 13 vjeçar,…dhe kur asnëri prej tyre nuk bën pjesë në asnjë parti politike…
Pse sulmohet tashmë edhe vetë bashkëshortja e Andit …Sonila?
Sepse konkurroi ndershmërisht e profesionalisht dhe fitoi një vend në Gjykatën Kushtetuese …në një kohe që Shtrigat e Gjarpërinjtë ishin bërë gati për të ulur në atë karrige ish- gruan e Bledi Çuçit sot Ministri i Brendshëm i Ramës ose thënë me shqip fare …burrit të sotem të ish- gruas së djeshme të Edvinit…
Si mund ta akuzosh tjetrin kaq çmendurisht publikisht e ti thuash se ti ke lënë 500 mijë euro nepër kazino e bixhoze…pa patur asnjë fakt në dorë e aq më tepër kur tjetri bën një jetë krejt të rregullt e familjare e as i ka kërkujt asnjë qindarkë borxh…deri më sot …
Por mesa duket karakteri i pa kompromentueshëm i Andi Bejtes, toleranca e tij profesionale e njerëzore 0 …ndaj së keqes së çmendur të tipit Rama…dhe pushtetit e bandës së tij…si dhe zgjedhja dhe emërimi i bashkëshortes së tij Sonilës në Gjykatën Kushtetuese plotësisht me meritë e falë dijeve, aftësive e CV së saj të pasur profesionale …dhe duke patur frikë se nesëër Sonila do tu bjerë kokës maskaradave e krimeve të tyre abuzative pa fund me pushtetin …Fugat, Blushët e Manet por edhe Batonët e Merot me shokë e shoqe po nxitojnë rrufeshëm ti dalin ”së keqes” përpara …ndaj dhe po vjellin krejt rrugaçërinë e tyre të qelbur akumuluar prej kohesh në stomaqet e tyre bloze …dhe të paguar për bythëshitjen e tyre të pështirë kanë rrëmbyer penat e mikrofonet e kanë zaptuar ekranet për të vjellë helm e vrerë e për të sulmuar çiftin Bejtja…
Sepse Rama e të tijtë …e dijnë fort mirë atë proverbin e famshëm që…dora që s’ pranon të lëpihet e të puthet …duhet kafshuar… Por harrojnë një tjetër proverb të mënçur e tepër sinjifikativ që thotë se Shqiponja është mësuar të jetoje nëpër Male ndërsa Zhaba është e destinuar të qelbet nepër Moçale…
Një foto e vitit 1994 në redaksine e ”Koha Jonë” … A.Dosti , A.Bejtja, I,Keko , A.Frangaj dhe Mirela … /Nga Adriatik Riza DOSTI/